ID Elektronike


Qytetarë të nderuar të Republikës së  Kosovës në këtë faqe mund të mësoni më shumë në lidhje me dokumentet e Republikës së Kosovës të cilët i lëshon Ministria e Punëve të Brendshme të  Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme shumë lloje të dokumenteve ku hyjnë edhe dokumentet e cekur me poshtë ku këto dokumente hyjnë në dokumente të sigurisë së lartë:

          Pasaportat Biometrike

          Patentë-shoferet

          Letërnjoftimet biometrike

Më poshtë do të ju informojmë më shumë në lidhje me letërnjoftimet biometrik dhe përdorimin e tyre në formën elektronike. Po ashtu do tu ju ofrojmë manual si dhe interface të nevojshëm në mënyre që ju të mundeni se si me shfrytëzuar eletronikisht letërnjoftimet për nevoja të ndryshme. Mundësitë e shfrytëzimit të letërnjoftimeve në formë elektronike janë të ndryshme ku disa prej tyre janë:

          E-Governance Qeverisje elektronike

          E-Bankingen

          E-Commerce

          E-Health

          Etj

Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e lëshimit të letërnjoftimit biometrik-elektronik ju dorëzon edhe një kuvertë, ku ju mund t’i gjeni shënimet tuaja sekrete në lidhje me përdorimin e letërnjoftimit në mënyrë elektronike. Këto shënime duhet të ruhen sepse humbja e tyre d.m.th. se ju nuk mund të shfrytëzoni letërnjoftimin tuaj elektronikisht.

Në mënyrë që letërnjoftimi elektronik të përdoret ju keni nevojë të keni një lexues pa kontakt të smart kartelave si në figurën e me poshtme, i cili lidhet me kompjuterin e juaj përmes portit usb. Secili tip i lexuesit duhet të instalohet në pajisjen e juaj PC dhe duhet t’i ketë driverat në kompjuter në mënyrë që të bëhet i mundur leximi me këto pajisje.


 

 

 Po ashtu ju nevojitet një applikacion ndërmjetëse, i cili po ashtu duhet të instalohet në pajisjen e juaj PC i cili mund të shkarkohet nga linku i mëposhtëm:


Shkarko


Manuali per instalimin e këtij applikacioni ndërmjetësues në mes PC-së suaj dhe lexuesit mund te shkarkohet ne linkun me poshtë. Në linqet më poshtë po ashtu ju mund të gjeni të dhëna të nevojshme në lidhje me pajisje softëere të cilat përkrahen nga appliakcioni ndërmjetësues

Dokumentet e nevojshme të cilat ju ndihmojnë në administrimin dhe përdorimin letërnjoftimit në mënyrë elektronike:


 Aplikacioni i administrimit - udhëzime për përdorimin


Përshkrimi i produktit

 

Shënime teknike

 

Udhëzuesi i instalimit