1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit
të Prokurimit janë:
- Përgatitë, koordinon dhe zbaton planin
vjetor të ministrisë në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin
në fuqi;
- Siguron që të gjitha kërkesat e
prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e
prokurimit;
- Përcakton metodologjinë e prokurimit
për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve;
- Ofron këshilla dhe asiston
menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të
dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit
raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e
Prokurimit është tetë (8).
Agim Islami
u.d. Drejtor i Departamentit të Prokurimit
Ministria e Punëve të Brendshme
Qeveria e Republikës së Kosovës
Adresa:
Ndërtesa Qëndrore e MPB-së,
Rr.Luan Haradinaj, 10 000, Prishtinë
E-mail: agim.islami@rks-gov.net
Tel: +383 / 200 19-668