Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Politika dhe Integrim Evropian janë:
1.Udhëheqë me procesin e hartimit të politikave nga fushëveprimi i Ministrisë, përmes propozimeve e inicimeve të politikave të reja, hartimit të dokumenve strategjike, hartimit të koncept dokumenteve;
2.Koordinon dhe përgatitë dokumentet planifikuese të Ministrisë, përfshirë planet vjetore të punës, si dhe dokumentet planifikuese në kuadër të integrimit evropian;
3.Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve të Ministrisë në pajtim me politikat e Qeverisë, duke marrë parasysh obligimet që dalin nga procesi i integrimit evropian dhe proceset tjera që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërkombëtar;
4.Koordinon dhe mbështet procesin e zbatimit të standardeve dhe kërkesave që dalin nga procesi i integrimit evropian dhe standardet tjera ndërkombëtare;
5.Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve dhe kërkesave që dalin nga procesi i integrimit evropian;
6.Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit vendor me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire) me theks të veçantë në Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”;
7.Koordinon dhe planifikon mbështetjen financiare nga fondet e BE-së, fondet bilaterale dhe të organizatave tjera ndërkombëtare, si dhe udhëheq grupet drejtuese apo të ngjashme për mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve;
8.Ofron mbështetje dhe koordinon vendosjen dhe arritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe monitoron zbatimin e tij në nivel dypalësh dhe shumëpalësh;
9.Përgatit hulumtime e analiza statistikore të rregullta dhe sipas nevojës, nga fushëveprimi i Ministrisë;
10.Monitoron situatën lidhur me drogat në Republikën e Kosovës, përmes mbledhjes, analizimit dhe vlerësimit të të dhënave relevante nga institucionet përgjegjëse;
11.Njofton dhe koordinon me institucionet relevante lidhur me paraqitjen e drogave të reja dhe zhvillimet e reja në fushën e narkotikëve;
12.Shërben si pikë kontakti për Agjencinë e Bashkimit Evropian për Droga;
13.Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:
1.Divizioni për Hartimin dhe Koordinimin e Politikave;
2. Divizioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar;
3. Divizioni për Integrim Evropian;
4. Divizioni për Hulumtim dhe Analizë;
Merita
Vidishiqi
Drejtor
Tel:
+383 (0) 38 76 566
E-mail: merita.vidishiqi@rks-gov.net