Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Administrim të Sistemeve dhe Komunikimeve janë:
- Përgatit dhe implementon politikat e Administrimit të Sistemeve dhe Komunikimeve për MPB-në, si njëri ndër institucionet kryesore në Kosovë që mban më së shumti të dhëna elektronike për nga sasia, cilësia dhe rëndësia;
- Zhvillon dhe koordinon politikat e Administrimit të Sistemeve dhe Komunikimeve të MPB-së, me institucionet e tjera qeveritare;
- Zhvillon projekte të Teknologjisë së Informacionit qe ndërlidhen me Administrimin e Sistemeve dhe Komunikimeve për të gjitha departamentet, zyrat dhe agjencitë e MPB-së
- Administron infrastrukturën e Teknologjisë së Informacionit për sistemet e komunikimeve, për të gjitha departamentet, zyrat dhe agjencitë e MPB-së duke përfshirë edhe njësitë lokale nëpër komuna;
- Zhvillon dhe administron me të gjithë regjistrat elektronik të të gjitha departamenteve, zyrave dhe agjencive të MPB-së;
Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:
- Divizioni për Administrim të Sistemit dhe Rrjetit;
- Divizioni për Administrim të Aplikacioneve dhe Bazave të të Dhënave;
- Divizioni për Përkrahje të Shfrytëzuesve.
Numri i të punësuarve në Departamentin për Administrim të Sistemeve dhe Komunikimeve është njëmbëdhjete (11).
Artan Dreshaj
Drejtor i Departamentit për Administrim të Sistemëve dhe Komunikimëve
Tel: + 383 38 200 19 019
Email: artan.dreshaj@
rks-gov.net
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë