Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentii për Natyralizim, Azil dhe Migrim:
1. Shqyrton dhe vendos lidhur me kërkesat për natyralizim dhe njohje të statusit të pashtetësisë, mbrojtjes ndërkombëtare, si dhe qëndrimit të të huajve në Republikën e Kosovës.
2. Propozon politika dhe legjislacion në fushën e shtetësisë, azilit dhe migrimit;
3. Kontribuon në hartimin dhe zbatimin e marrëveshjeve bilaterale në fushën e migrimit
4. Ofron mbështetje në kthimin e të huajve në vendin e origjinës apo në vendin e tretë;
5. Pranon, shqyrton dhe verifikon kërkesat për ripranimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, personave të vendeve të treta apo personave pa shtetësi, dhe paraqet kërkesat për ripranim me vendet tjera sipas Marrëveshjeve për Ripranim;
6. Jep pëlqimin për lëshimin e vizës me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe shqyrton dhe vendos për kërkesat për vazhdimin e vizës brenda shtetit;
7. Bashkëpunon me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera për parandalimin e migrimit të paligjshëm;
8. Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:
1. Divizioni për Natyralizim;
2. Divizioni për Azil;
3. Divizioni për të Huaj;
4. Divizioni për Ripranim dhe Kthim;
Valon Krasniqi, drejtor i DNAM-it
Tel: + 383 38 200 19 596
Email: valon.krasniqi@rks-gov.net
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë