Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Monitorimin e Strategjive janë:
1. Mbledh informacione dhe të dhëna nga institucionet tjera për zbatimin e dokumenteve strategjike nën përgjegjësinë e MPB-së, si dhe analizimin dhe vlerësimin e atyre informatave;
2.Ofron shërbime administrativo-teknike për grupet ndërinstitucionale të strategjive;
3.Përgatit raporte analitike për Koordinatorin Nacional;
4. Monitoron dhe raporton për zbatimin e aktiviteteve që dalin nga planet e veprimit të strategjive;
5.Raporton në organizatën ndërkombëtare Greta, TIP raport;
6.Propozon ndryshime dhe përmirësime në sistemet dhe mekanizmat e strategjive përmes Koordinatorit Nacional;
7.Këshillon Koordinatorin Nacional për hapat që duhet ndërmarrë në drejtim të zbatimit të strategjive;
8.Me kërkesë të Koordinatorit Nacional përgatit takimet periodike të grupeve ndërinstitucionale për zbatim të strategjive;
9.Kryen analiza periodike mbi progresin e zbatimit të planeve të veprimit të të gjitha strategjive kombëtare nën përgjegjësinë e MPB-së dhe formulon rekomandime për amendamentin;
10.Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Naim Muja
Udhëheqës i Divizionit për Monitorimin e Strategjive
Telefoni 038- 76 580