Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Riintegrim dhe Integrim janë:
1. Propozon politika dhe legjislacion në fushën e riintegrimit të personave të riatdhesuar dhe në fushën e integrimit të huajve dhe viktimave të trafikimit;
2. Siguron zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e riintegrimit dhe integrimit;
3. Harton udhëzues dhe dokumente të nevojshme për sigurimin e procedurave standarde të riintegrimit dhe integrimit në të gjitha nivelet;
4. Siguron ofrimin e shërbimeve emergjente dhe sherbimeve për riintegrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar..
5. Siguron kurset e integrimit dhe masat tjera të integrimit të të huajve;
6. Organizon dhe vlerëson nivelin e integrimit të të huajve;
7. Pranon dhe shqyrton kërkesat e të huajve me status të mbrojtjes ndërkombëtare.
8. Pranon dhe procedon ankesat e personave të riatdhesuar dhe të huajve kundër vendimeve të shkalles së parë, sherben si sekretariat i Komisioneve të Ankesave dhe bashkpunon me institucionet në proceset administrative dhe gjyqësore.
9. Siguron vlerësimin dhe verifikimin e nevojave të personave të riatdhesuar dhe të huajve për mbështetje në procesin e riintegrimit dhe integrimit;
10. Bashkëpunon dhe koordinon procesin e riintegrimit dhe integrimit me të gjitha komunat, ministritë dhe institucionet tjera relevante;
11. Bashkëpunon me institucionet përgjegjëse dhe ofron mbështetjen e nevojshme për pritjen dhe riintegrimin e suksesshëm të familjeve të kthyera nga zonat e konfliktit;
12. Siguron sistem dhe mekanizma efikas për zbatimin e politikave të riintegrimit dhe integrimit të qëndrueshëm, në të gjitha nivelet dhe krijon sistem dhe mekanizma efikase për mbledhjen, përpunimin, vlerësimin dhe ndarjen e informatave ndërmjet institucioneve qendrore, lokale dhe mekanizmave ndërkombëtar;
13. Siguron regjistrimin e rasteve dhe arkivimin e dosjeve në E-Sistemin për Menaxhimin e Rasteve (SMR), si dhe është përgjegjës për funksionimin dhe avancimin e SMR;
14. Mbledh, përpunon dhe analizon të dhënat nga fusha e riintegrimit dhe integrimit nga të gjithë akterët e përfshirë dhe raporton në baza të rregullta periodike;
15. Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:
1. Divizionit për Menaxhim Rajonal;
2. Divizioni për Pranim, Riintegrim dhe Integrim;
3.Divizioni për Menaxhimin e Qendrave;
4. Qendra për Strehimin, Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore;
5.Qendra e Akomodimit për Azilkërkues.
Kushtrim Nreci
U.D. Drejtor i Departamentit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar
Tel: +383 (0) 38 200 76 730
Email: kushtrim.nreci@rks-gov.net
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë