Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

 Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore janë:


1. Mbështet dhe ofron këshilla për udhëheqësin më të lartë administrativ të institucionit, dhe/ose titullarin e institucionit për fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore;

2. Udhëheq, planifikon, mbikëqyr dhe koordinon punët e njësive organizative në të gjitha aktivitetet e njësisë së burimeve njerëzore dhe siguron funksionim efikas;

3. Siguron dhe ushtron kompetenca në përputhje me autorizimet dhe përgjegjësitë në funksion të zbatimit të legjislacionit, dokumenteve, kërkesave, procedurave, standardeve për institucionin në fushën e burimeve njerëzore;

4. Përgatit planin vjetor dhe planin afatmesëm të personelit, në pajtim me procesin e planifikimit buxhetor të institucionit;

5. Ndihmon njësitë përkatëse në përgatitjen e përshkrimit të vendeve të punës, klasifikimin e vendeve të punës dhe sistematizimin e vendeve të punës;

6. Siguron zbatimin e procedurave të vlerësimit të rezultateve në punë, pushimet, trajnimet, vijueshmërinë në punë, procedurat disiplinore, pezullimin e marrëdhënies së punës, përfundimin e marrëdhënies së punës – lirimin nga shërbimi civil, pensionimin e parakohshëm, vërtetimet, statistikat e të punësuarve etj., në bazë të akteve ligjore në fuqi;

7. Administrimi i dosjeve të personelit (dosje individuale) të institucionit dhe vendosjen e të gjitha të dhënave, proceseve dhe procedurave në sistemin elektronik (SIMBNJ);

8. Administrimi i pagave, kompensimet në pagë, shpërblimet, shtesat në pagë të nëpunësve etj.;

9. Përgatitja e raportit vjetor dhe planit të punës për menaxhimin e burimeve njerëzore;

10. Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.


 

Ahmet Gashi

U.d. Udhëheqës i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

Ministria e Punëve të Brendshme

Tel. mobile :       + 383 44 567 366

Tel.centrix:    + 383 38 / 200 76 627

E mail:  ahmet.sh.gashi @rks-gov.net