Departamenti Ligjor

1. Departamenti Ligjor udhëhiqet nga drejtori dhe ushtron detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:

  • Harton politikat dhe strategjitë legjislative në bashkëpunim të ngushtë me Kabinetin e Ministrit, me departamentet dhe me njësitë e tjera organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme;
  • Harton legjislacionin primar dhe sekondar në bashkëpunim të ngushtë me Kabinetin e Ministrit, me departamentet dhe me njësitë e tjera organizative nga fushëveprimtaria e ministrisë përkatëse;
  • Siguron përputhshmërinë e ligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore të propozuara/sponzoruara nga Ministria e Punëve të Brendshme me legjislacionin e Bashkimit Evropian (Acquis Communitare), si dhe me ligjet  e aplikueshme në Kosovë;
  • Afron dhënien e këshillave ligjore, rekomandimeve, udhëzimeve dhe opinioneve të kërkuara njësive dhe zyrtarëve brenda ministrisë përkatëse dhe qeverisë;
  • Ndihmon  Ministrinë e Drejtësisë në përfaqësim në gjykatë, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore në favor të ministrisë;
  • Siguron përmbushjen e detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe të dispozitave tjera nga fushëveprimtaria e ministrisë;
  • Bashkëpunon me institucione të tjera të nivelit qendror dhe lokal nga fushëveprimtaria e Ministrisë së Punëve të Brendshme;
  • Harton vendime, propozime dhe  materiale të ndryshme të kërkuara nga sekretari dhe ministri.

2. Departamenti Ligjor është i organizuar në dy divizione:

  • Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e  Legjislacionit;  dhe
  • Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, Mbështetjes Ligjore dhe të bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit.
  • Divizioni për Koordinim të Marrëveshjeve Ndërkombëtare.

Naim Shala 
Drejtor i Departamentit Ligjor

Tel: +383 (0)38 521 121
Centrex: +383 (0)38 200 19 649
Email:   naim.shala@rks-gov.net
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë