Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Buxhet dhe Financa janë:
1. Udhëheq departamentet, menaxhon stafin dhe buxhetin e Ministrisë, cakton objektivat në pajtim me strategjinë dhe objektivat e Ministrisë dhe Qeverisë, si dhe harton planin e punës të departamenteve për përmbushjen e objektivave;
2. Zhvillon dhe mbikëqyr zbatimin e politikave dhe procedurave standarde, ligjet në fuqi, rregulloret që lidhen me fushën e buxhetit dhe financat e Ministrisë dhe sigurohet që rekomandimet e auditimit në fushën e financave të jenë prioritare;
3. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat administrative të Ministrisë;
4. Përgatit Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, planifikimin buxhetor për të gjitha programet e MPB–së, ndihmon Departamentet dhe Agjencitë në përgatitjen e KASH-it, dhe kërkesave buxhetore (planifikimin buxhetor);
5. Bën rishikimin e buxhetit duke u bazuar në kërkesat e njësive kërkuese për ridestinim të mjeteve nga një kategori ekonomike në kategori tjetër sipas ligjeve në fuqi;
6. Përcjell dhe raporton mbi ekzekutimin e buxhetit, siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;
7.Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;
8.Siguron bashkëpunimin dhe koordinimin me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në kryerjen e auditimeve dhe përgatitjen e pasqyrave buxhetore financiare, duke i konsoliduar me të gjitha agjencitë e MPB-së;
9. Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë;
10. Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë:
3.1. Divizioni për Buxhet dhe Planifikim;
3.2.Divizioni për Financa dhe Kontabilitet;
3.3. Divizioni për Barazim të të Hyrave.
Drita Xheladini
Drejtoreshë e Departamentit për Buxhet dhe Financa/ZKF
Ministria e Punëve të Brendshme
Tel. 038/ 521-136 ; 200 76 676
E-mail: drita.xheladini@ks-gov.net