Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për
Monitorimin e Kontratave janë:
- Merr pjesë dhe monitoron gjatë administrimit të
procedurave të prokurimit në të gjitha hapat deri në përgatitjen e kontratës,
pa të drejtë ndërhyrjeje në këto procedura;
-
Pas përfundimit të procesit të vlerësimit të tenderit
e njofton Ministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm se janë zbatuar të gjitha
procedurat e prokurimit të përcaktuara me legjislacionin në fuqi;
-
Ndërmerr aktivitetet të monitorimit në aspektin e
zbatimit të legjislacionit në fuqi të Prokurimit Publik për të siguruar që
dispozitat e kontratës ushtrohen në mënyrë efektive sa i përket dorëzimit në
kohë dhe mënyrë korrekte;
-
Në bashkëpunim të ngushtë me njësitet kërkuese në
kuadër të MPB-së, monitoron hartimin e planit për menaxhimin e kontratave duke
përfshirë çështjet e aspekteve
organizative, ekonomike, teknike dhe ligjore, ekipet e menaxhimit të
projekteve, rishikimin e ekzekutimit të kontratës, protokollet për dorëzimin e
pajisjeve të autorizuara, dialogun e rregullt me kontraktuesit, përdorimin e
standardeve korrekte të cilësisë, menaxhimin e pagesave/kërkesave, procedurat e
ankesave, mjetet e kontrollit të specifikuar në kontratë, dhe sigurimin e
ekzekutimit për defekte/korrigjim;
-
Në bashkëpunim të ngushtë me njësitin kërkues
monitoron përcaktimin e procedurave për inspektimin e vendit të punimeve,
materialeve dhe të objekteve të prodhimit, sigurimin e dorëzimit efektiv,
ruajtjen dhe sigurinë e artikujve të përfshirë në kontratë dhe
variacionet/ndryshimet;
-
Analizon dhe monitoron kontratat me vlerë të mesme
dhe të lartë (kontrata shumëvjeçare) për të gjitha departamentet dhe agjencitë
ekzekutive në kuadër të MPB-së;
-
Bashkëpunon ngushtë me të gjitha agjencitë ekzekutive
në kuadër të MBP-së lidhur me zbatimin e kontratave me vlerë të mesme dhe të
lartë siç parashihet me Ligjin për Prokurimin Publik;
-
Përpilon raportin lidhur me mbarëvajtjen e kontratës
dhe cilësinë e shërbimeve, furnizimeve dhe punëve, pas përmbylljes së kontratës
dhe gjatë periudhës së garancionit për Sekretarin e Përgjithshëm.
-
Bashkëpunon me agjencitë ekzekutive të MPB-së me
qëllim të prezantimit të praktikave më të mira për Menaxhim të Rrezikut;
-
Në bashkëpunim me departamentet dhe agjencitë
ekzekutive të MPB-së mbledh të dhëna nga burime të shumta për prezantimin e
opsioneve për shërbimet para shpalljes së njoftimit për kontratë (tender);
-
Në bashkëpunim me Departamentin e Prokurimit dhe
njësitë kërkuese, shqyrton informacionet teknike dhe hartimin e raporteve të
detajuara për prezantime dhe vlerësime që përfshijnë kontratat specifike;
-
Përcjell afatet dhe cilësinë e ekzekutimit të
kontratave në bashkëpunim me njësitë kërkuese.
Kimete SHAQIRI-REXHEPI
Udhëheqës I Divizionit për Menaxhimin e Kontratave
Ministria e Punëve të Brendshme
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm
Tel: +383 38 200 76 555
E-mail: kimete.sh.rexhepi@rks-gov.net