Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të
Auditimit të Brendshëm janë:
- Ndërmerr auditime të rregullta dhe sistematike në
Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Agjencitë Ekzekutive të MPB-së, të
cilat nuk i kanë të themeluara kapacitetet e auditimit të brendshëm në
përputhje me Ligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike;
-
Bën auditimin duke vlerësuar ekonomizimin,
efikasitetin dhe efektivitetin e sistemeve të menaxhimit dhe të kontrollit të
subjektit të audituar;
-
Bashkëpunon me Zyrën Kombëtare të Auditimit,
Komitetin e Auditimit të Brendshëm të MPB-së dhe Departamentin Qendror
Harmonizues të Ministrisë së Financave;
-
Identifikon mangësitë substanciale në sistemin e
menaxhimit dhe kontrollit të MPB-së dhe ofron rekomandime për përmirësimin e
tyre;
-
Ofron rekomandime për përmirësimin në ngritjen e
ekonomizimit, efikasitetit dhe efektivitetit të veprimtarive të MPB-së;
-
Vlerëson procedurat financiare dhe operative për
përshtatshmërinë e kontrollit të brendshëm dhe ofron këshilla dhe udhëzime në
aspektin e kontrollit për politika të reja, sisteme, procese dhe procedura;
-
Hartimi dhe dorëzimi i Planit Strategjik dhe Planit
Vjetor të Auditimit të Brendshëm për rishikim dhe miratim te udhëheqësi i
Subjektit të Sektorit Publik dhe te Komiteti i Auditimit.
-
Hartimi dhe dorëzimi i raporteve periodike dhe
vjetore të auditimit të brendshëm.
Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë
divizionet si vijon:
- Divizioni për Auditimin e Brendshëm të
Departamenteve, dhe
-
Divizioni për Auditimin e Brendshëm i Agjencive
Ekzekutive.
Shefki Gashi
Drejtor i Zyrës së Auditimit
E –mail: Bashkim.Berisha@rks-gov.net
Telefoni kontaktues zyre: 038-521-016 apo 200-19-561