Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Administrim të Sistemeve dhe Komunikimeve janë:
1. Mbështetja për zyrtarët e ministrisë për qasje të vazhdueshme në shërbimet e teknologjisë informative dhe të komunikimit;
2. Zbaton masat e sigurisë për sistemet e ministrisë, me qëllim parandalimin e incidenteve kibernetike;
3. Koordinimi i aktiviteteve më ASK për parandalimin dhe reagimin ndaj incidentëve të sigurisë;
4. Propozon politika për administrim të sistemeve, bazave të të dhënave dhe aplikacioneve softuerike;
5. Koordinon aktivitetet e sigurisë kibernetike duke përfshirë aktivitetet në rast të incidenteve kibernetike në institucionet publike dhe private;
6. Koordinon aktivitetet e sigurisë kibernetike më institucionet relevante përmes CSIRT te MPB-së, duke përfshirë aktivitetet në rast të incidenteve kibernetike në MPB dhe agjencite e saj;
7. Propozon dhe ndërmerr veprime për digjitalizimin e shërbimeve në MPB përmes zhvillimit, avancimit, administrimit dhe mirëmbajtjes së sistemëve ekzistuese dhe të reja;
8.Propozon dhe zhvillon projekte të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit që ndërlidhen me sigurinë dhe administrimin e sistemeve të ministrisë;
9.Administron me infrastrukturën e teknologjisë së informacionit për sistemet e komunikimeve të ministrisë;
10.Administron me regjistrat elektronik të ministrisë;
11.Përgatit raporte periodike për gjendjen e sigurisë kibernetike në ministri;
12.Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:
1. Divizioni për Siguri dhe Administrim të Sistemeve;
2. Divizioni për Administrim të Aplikacioneve dhe Bazave të të Dhënave;
3. Divizioni për Përkrahje të Shfrytëzuesve.
Rexhë Berisha
U.d Drejtor i Departamentit për Administrim të Sistemëve dhe Komunikimëve
Email: rexhe.berisha@rks-gov.net
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë
038 200 19 019