- Qëndrim i përkohshëm me qëllim të ribashkimit familjar
Në rastet e paraqitjes së kërkesës për lejeqëndrim të përkohshëm me qëllim të ribashkimit familjar mbi bazën e bashkëjetesës nuk kërkohet të plotësohet kushti nr. 2, por kërkohet dëshmia për bashkëjetesë 3 vjeçare, ose certifikata e lindjes në rast se në bashkëjetesë ka lindur një fëmijë i përbashkët.
- Qëndrim i përkohshëm me qëllim të punës
Në rastet kur kërkesa për lejeqëndrim më qëllim pune brenda kuotës vjetore të punësimit bëhet nga i huaj i punësuar në OJQ-të, nuk kërkohet të plotësohet kushti i paraparë në piken 5 por duhet të paraqitet certifikata e regjistrimit të OJQ–së në Republikën e Kosovës.
- Qëndrim i përkohshëm me qëllim të arsimit parauniversitar
1. Dokument të vlefshëm udhëtimi me afat vlefshmërisë të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;
2. Dëshminë mbi regjistrimin në ndonjë institucion arsimor në Republikën e Kosovës;
3. Dëshminë e pëlqimit të prindërit ose kujdestarit ligjor për qëndrimin e planifikuar, qëllimi i të cilit është arsimi parauniversitar në Republikën e Kosovës, të noterizuar ose të vërtetuar nga gjykata;;
4. Mjete të mjaftueshme për jetesë e cila dëshmohet përmes pasqyrës bankare, apo dëshmi tjetër me të cilën dëshmohet se i huaji do të mbulojë shpenzimet për jetesë; në rastet e shkëmbimit të nxënësve, dëshmia se organizata që udhëheq programin mbulon mjetet për jetesë, kujdesin shëndetësor dhe shpenzimet e kthimit;
5. Dëshminë për akomodimin, në rastet kur i huaji banon tek familja dëshmi që familja i përmbush kushtet për akomodim në bazë të dispozitave ligjore në fuqi;
6. Dëshminë që nuk është nën hetime e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
7. Sigurimin shëndetësor;
8. Të mos ketë ndalesë hyrjeje në Republikën e Kosovës;
- Qëndrim i përkohshëm me qëllim të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor
Për lejeqëndrimin e përkohshëm më qëllim të kërkimit shkencor duhet të plotësohen të gjitha kushtet si më lartë, si dhe kushtet tjera si në vijim:
· Ftesën nga institucioni i licencuar në Republikën e Kosovës;
· Marrëveshjen, e cila duhet të përmbajë:
o titullin ose qëllimin e veprimtarisë kërkimore ose të zonës së hulumtimit;
o obligimet e shtetasit të vendit të tretë që të përpiqet që t’i përfundojë aktivitetet kërkimore;
o obligimet e organizatës hulumtuese që të jetë mikpritëse e shtetasit të vendit të tretë me qëllim të kompletimit të veprimtarisë kërkuese;
o datën e fillimit dhe përfundimit ose kohëzgjatjen e parashikuar të aktivitetit kërkimor
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR VAZHDIM TË LEJEQËNDRIMIT TË PËRKOHSHËM
Të huajt të cilët aplikojnë për vazhdim të lejeqëndrimit të përkohshëm dhe nuk e ndërrojnë qëllimin e aplikimit paraprak, duhet t'i paraqesin dokumentet si në vijim:
1. Dokument i vlefshëm udhëtimi;
2. Dëshmi që posedon mjete financiare të mjaftueshme për jetesë;
3. Dëshminë që nuk është i dënuar nga gjykata në Republikën e Kosovës;
4. Sigurimin shëndetësor;
SQARIM – Kërkesa për vazhdimin e lejeqëndrimit
të përkohshëm duhet të paraqitet brenda 30-ditëve para skadimit të lejeqëndrimit
të përkohshëm.
Taksat për leje qëndrim të përkohshëm janë:
Për qëllim
pune 50 Euro
Për bashkim
familjar 30 Euro
Për qëllim studimi 10 Euro
Për humbje
dëmtim 10 Euro
- Dokumentet për qëllim të ribashkimit familjar
- Dokumentet për lejeqëndrim me qëllim të punës
- Dokumentet për lejeqëndrim me qëllim të arsimit parauniversitar
- Dokumentet për lejeqëndrim me qëllim të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor