Procedurat për aplikim dhe tërheqje të pasaportës së Republikës së Kosovës
Procedura e pajisjes me pasaportë të Republikës së Kosovës sipas Udhëzimit Administrativ MPB Nr. 01 / 2024
- Procedura e aplikimit për pasaportë për
aplikuesit nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare:
Aplikuesi duhet të paraqitet personalisht në QPD ose në misionin
diplomatik apo konsullor, i shoqëruar nga të dy (2) prindërit apo nga
kujdestari dhe të paraqesë dokumentet si në vijim:
- Letërnjoftimin
me afat të vlefshmërisë për shikim, ose nëse nuk është i pajisur me
letërnjoftim, të prezantojë ekstraktin origjinal nga RQGjC për shikim;
- Pasaportën origjinale për
shikim;
- Kur
aplikuesi nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare aplikon për ndërrimin
apo ripërtëritjen e të dhënave në pasaportë e ku të dhënat e
dokumentacionit mbështetës dhe të dhënat në bazën e të dhënave për
pasaporta/RQGjC nuk përputhen, atëherë duhet të prezantohen edhe këto
dokumente:
- Ekstrakti
nga RQGjC;
- Vërtetimi nga arkiva me
sqarimin e detajuar për ndryshimin e të dhënave.
- Në rast të humbjes së
pasaportës, aplikuesi dorëzon raportin/vërtetimin policor origjinal apo
kopjen e vërtetuar nga noteri ose gjykata. Në rast të vjedhjes së
pasaportës kërkohet kopja e raportit policor. Nëse raporti/vërtetimi është
në gjuhë të huaj, duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare
të Republikës së Kosovës;
- Përjashtimisht në rast se
pasaporta është e humbur jashtë vendit dhe paraqitet kërkesa në misionin
diplomatik apo konsullor, misioni diplomatik apo konsullor i drejton kërkesë ILECU-t për verifikim dhe për numër të
rastit. Pas verifikimit dhe konfirmimit i lëshohet vërtetimi mbi
paraqitjen e dokumentit të humbur, më pas ai vërtetim nga misioni
diplomatik apo konsullor i dërgohet zyrtarisht QPD – së përkatëse;
- Dëshminë
për identitetin e prindërve duke prezantuar letërnjoftimin ose pasaportën
origjinale për shikim, ku së paku njëri prind duhet të posedojë
letërnjoftimin apo pasaportën e Republikës së Kosovës me afat të
vlefshmërisë apo dëshminë e aplikimit të njërit prind për letërnjoftim. Në
rast se prindi me shtetësi të Republikës së Kosovës, ka vdekur, atëherë
kërkohet dëshmia e vdekjes dhe aplikuesi shoqërohet nga prindi tjetër;
- Nëse
mungon njëri prind, kërkohet autorizimi origjinal dhe i vulosur nga noteri
apo nga gjykata, ose nga organi kompetent i shtetit të huaj, jo më i
vjetër se një (1) vit nga data e lëshimit të tij. Kopja e vërtetuar nga
noteri apo gjykata, nëse autorizimi është në gjuhë të huaj dhe i njëjti
duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së
Kosovës.
- Në
rastet kur aplikimi do të kryhet në QPD/mision diplomatik apo konsullor të
Republikës e Kosovës, njëri prind mund ta jap autorizimin për aplikim për
pasaportë për prindin tjetër edhe në mision diplomatik apo konsullor të
Republikës së Kosovës, në prani zyrtarit përgjegjës të misionit diplomatik
apo konsullor. Autorizimi nënshkruhet nga prindi dhe zyrtari përgjegjës i
misionit diplomatik, konsullor dhe i njëjti i vulosur i dërgohet në formë
elektronike QPD-së. Zyrtari përgjegjës i misionit diplomatik apo
konsullor, autorizimit i bashkëngjit një kopje të dokumentit të
identitetit të autorizuesit, pasaportë apo letërnjoftim të vlefshëm, në
pajtim me formën e përcaktuar në shtojcën 2 të këtij Udhëzimi
Administrativ;
- Pavarësisht
përcaktimeve të këtij neni, në rast se njëri prind është në gjendje të
rëndë shëndetësore fizike apo mendore ose është i hospitalizuar, zyrtari
merr në konsideratë këto rrethana, duke u bazuar në dëshmitë/raportin nga
institucioni shëndetësor përkatës;
- Nëse
njëri prind ka vdekur, aplikuesi shoqërohet nga prindi tjetër. Vdekja
dëshmohet me certifikatën e vdekjes;
- Nëse
fëmija për çfarëdo arsye është pa kujdesin e njërit prind, kërkohet
pëlqimi në origjinal nga QPS;
- Nëse
prindërit e aplikuesit janë liruar nga shtetësia e Republikës së Kosovës,
duhet të paraqesin origjinalin dhe të dorëzojnë kopje të dokumentit të
shtetit të huaj që dëshmon identitetin e tyre;
- Nëse
aplikuesi ka shtetësinë e Kosovës, por prindërit kanë shtetësi të huaj,
duhet të paraqesin origjinalin dhe të dorëzojnë kopje të dokumentit të
shtetit të huaj që dëshmon identitetin e tyre;
- Nëse aplikuesi përfaqësohet nga kujdestari, dorëzohet origjinali i
vendimit të QPS-së për caktimin e kujdestarit ose kopja e vërtetuar nga
noteri apo gjykata, si dhe dëshmia me afat të vlefshmërisë për identitetin
e kujdestarit.
- Në
rastet kur bëhet aplikimi për pasaportë për fëmijë, në misionet
diplomatike apo konsullore të Republikës së Kosovës, vendimet gjyqësore të
gjykatave dhe vendimet administrative të organeve administrative të
shtetit ku ndodhet përfaqësia diplomatike dhe konsullore, njihen si të
tilla, por paraprakisht duhet të bëhet verifikimi i origjinalitetit të
tyre tek gjykatat apo organet kompetente të shtetit të huaj ku ndodhet përfaqësia
diplomatike apo konsullore. Vendimet e tilla përfshijnë edhe vendimet e
huaja gjyqësore për adoptimin.
- Dëshminë
për pagesë 20 Euro ( të cilën e merr gjatë aplikimit në sportel)
Përjashtim nga kjo procedurë bëjnë personat nën
moshën 18 të cilët kanë fituar zotësi
të veprimit sipas vendimit të lëshuar nga organi kompetent.
Tërheqja e pasaportës për personat nën moshën 18 vjeçare:mund
të bëhet nga njëri prind / kujdestar pa prezencën e fëmijës duke dëshmuar dokumentet si në vijim:
- Dokument identifikimi i prindit/
kujdestarit
- Pasaportën paraprake të aplikuesit,
nëse ka poseduar.
Tërheqja e
pasaportës për personat nga mosha 16 vjeçare mund të bëhet personalisht nga
aplikuesi duke prezantuar letërnjoftimin e vlefshëm.
- Procedura e aplikimit për pajisje me
pasaportë për aplikuesit nga mosha tetëmbëdhjetë (18) vjeçare:
Aplikuesi duhet të paraqitet
personalisht në QPD ose në misionin diplomatik apo konsullor dhe të paraqesë
dokumentet si në vijim:
- Origjinalin
e letërnjoftimit me afat të vlefshmërisë për shikim, ose formularin e
aplikimit për letërnjoftim;
- Pasaportën,
në rast të ripërtëritjes apo ndërrimit të të dhënave;
- Raportin/vërtetimin
policor origjinal, apo kopjen e vërtetuar nga noteri ose gjykata në rast
të humbjes. Për rastet e vjedhjes së pasaportës kërkohet kopja e raportit
policor;
- Nëse
raporti/vërtetimi është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i përkthyer në
njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
- Përjashtimisht
nëse pasaporta është e humbur jashtë vendit dhe paraqitet kërkesa në
misionin diplomatik apo konsullor, misioni diplomatik apo konsullor i
drejton kërkesë ILECU-t për verifikim dhe për numër të rastit. Pas
verifikimit dhe konfirmimit i lëshohet vërtetimi mbi paraqitjen e
dokumentit të humbur, më pas ai vërtetim nga misioni diplomatik apo
konsullor i dërgohet zyrtarisht QPD – së përkatëse.
- Pavarësisht
përcaktimeve nga paragrafi 1. i këtij neni, aplikuesi nga mosha
tetëmbëdhjetë (18) vjeçare që i është zgjatur kujdesi prindëror ose i
është hequr zotësia e veprimit, duhet të jetë i shoqëruar nga të dy (2)
prindërit, vetëm nga njëri prind në rastet e përcaktuara në nenin 5 të
këtij Udhëzimi Administrativ ose nga kujdestari. Në rast se shoqërohet nga
kujdestari, ky i fundit duhet të prezantojë origjinalin e vendimit të QPS-së
për caktimin e kujdestarisë apo kopjen
e vërtetuar nga noteri ose gjykata, si dhe dëshmia për identitetin e
kujdestarit me afat të vlefshmërisë.
- Në rastet kur aplikimi për pasaportë bëhet në misionet diplomatike
apo konsullore të Republikës së Kosovës, vendimet e organeve kompetente
lidhur me zgjatjen e kujdesit prindëror apo për heqjen e zotësisë së
veprimit të shtetit ku ndodhet përfaqësia diplomatike apo konsullore
njihen si të tilla, por paraprakisht duhet të bëhet verifikimi i
origjinalitetit të tyre tek organet kompetente të shtetit të huaj ku
ndodhet përfaqësia diplomatike apo konsullore.
- Dëshminë për pagesë 30 Euro
( të cilën e merr gjatë
aplikimit në sportel).
- Për pensionistë është 15 Euro
Tërheqja e pasaportës për personat nga mosha 18 vjeçare: bëhet personalisht nga aplikuesi ose me
autorizim origjinal të vërtetuar nga noteri apo gjykata.
Me rastin e
tërheqjes së pasaportës aplikuesi / i autorizuari duhet të paraqes:
-
Letërnjoftimin
e vlefshëm të aplikuesit
-
Pasaportën
paraprake të aplikuesit, nëse ka poseduar.
-
Dokument
identifikimi të të autorizuarit ( letërnjoftim, pasaportë apo dokument tjetër i
vlefshëm me fotografi.
Shënim: Aplikimi mund te behët në të njëjtën kohë për letërnjoftim dhe pasaportë në
çdo Qendër për Pajisje me Dokumente
Shënim: Sipas UA MPB Nr. 07/2017 ,
pasaporta mund të merret me procedurë të përshpejtuar në afati kohor brenda 72 orë ( llogariten vetëm ditët e punës) , tarifa shtesë është 50 Euro.