Leje-qëndrim i përhershëm për të huajt

 

LEJEQENDRIM I PËRHERSHËM

  1. Të ketë pesë ( 5 ) vite qëndrim të përkohshëm pa ndërprerë në Republikën e Kosovës, përjashtimisht në rastet e lejeqëndrimit të përhershëm të ribashkimit familjarë me martesë ose me bashkëjetesë, qëndrimi i pandërprerë kërkohet të jetë 3 vite;
  2. Personit të mitur me qëndrim te përkohshëm në Republikën e Kosovës i lejohet qëndrimi i përhershëm nëse njeri nga prindërit është i huaj me leje qëndrim te përhershëm me pëlqimin e prindit tjetër.
  3. Të ketë njohuri elementare të njërës nga gjuhët zyrtare në shkrim, njohuri për kulturën dhe rregullimin shoqëror të Republikës së Kosovës, e cila vërtetohet nga testi me shkrim, që organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

SQARIM: Njohja e gjuhës nuk kërkohet për fëmijët parashkollor; persona që kanë përfunduar arsimin fillor, të mesëm apo të lartë në Republikën e Kosovës; personat më të vjetër se 65 vjet nëse nuk janë të punësuar, dhe të huajt që e kanë gjuhë amtare njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR LEJE QËNDRIM TË PËRHERSHËM

  1. Dokument të vlefshëm udhëtimi;
  2. Certifikatën që nuk është i dënuar nga Gjykata e Republikës së Kosovës;
  3. Dëshmia për lidhjen e martesës;
  4. Dëshmi për mjetet financiare për jetesë;
  5. Sigurim shëndetësor;
  6. Dëshmi për banimin e siguruar;

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR LEJE QËNDRIM TË PËRHERSHËM ME LIRIM NGA SHTETËSIA E RKS

 

1.      Dokumenttëvlefshëmudhëtimi;

2.      Dëshminëqënukështënënhetime,e lëshuar nga organi kompetent i shtetit, shtetasitëcilitështëihuajiapongashteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërënngagjuhëtzyrtaretëRepublikëssë Kosovës.

3.      Vendimi për lirimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës,

 

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR VAZHDIM ID KARTELËS SË LEJEQËNDRIMIT TË PËRHERSHËM

 

1.      Pasaportënvalide;

2.      Dëshminë që nuk është i dënuar nga gjykata në Republikën e Kosovës;

3.      Sigurimin shëndetësor;

4.      Vërtetimin për adresën e vendbanimit.


 

Taksat për leje qëndrim të përhershëm janë:


Për qëllim pune                                 100 Euro
Për bashkim familjar                         70 Euro

Me lirim nga shtetësia                       50 Euro

Për humbje dëmtim dhe përsëritje    10 Euro