Informon ministrinë
dhe jep këshilla për vendimmarrje në fushën e rendit publik dhe sigurisë
së brendshme;
I propozon Departamentit
për Hartim dhe Monitorim të Implementimit të Politikave, hartimin e politikave
të caktuara në fushën e rendit publik dhe sigurisë publike;
Monitoron situatën në
aspektin strategjik për të sforcuar rendin publik dhe sigurinë e brendshme me përqendrim
të veçantë në kontrollin dhe mbikëqyrjen e fushës mbi armët, eksplozivët,
sigurinë e aviacionit civil dhe kompanitë private të sigurimit;
Ruan të drejtën e dhënies
së rekomandimeve të drejtpërdrejta për disa agjenci ekzekutive në raport me
rendin publik dhe sigurinë publike. Këto rekomandime jepen përmes Zyrës së
Sekretarit të Përgjithshëm, apo në situata të jashtëzakonshme edhe përmes
vijës direkte të komunikimit;
Zhvillon dhe forcon
bashkëpunimin ndërmjet grupeve të ndryshme për të forcuar sigurinë në bashkësi;
Zhvillon dhe avancon
konceptet e përgjithshme dhe udhëzuesit për Policinë e
Komuniteteve/Partneritete Publike - Private të Sigurisë;
Mbledh, sistemon dhe
analizon të dhënat dhe mirëmban një data-bazë të freskuar;
Bën hulumtime të rregullta
mbi kërcënimet ndaj sigurisë publike dhe vlerëson opinionin publik mbi
besueshmërinë ndaj kërcënimeve të sigurisë.
Departamenti për Siguri
Publike është i organizuar në gjashtë divizione: