Xhelal Svecla

Xhelal Sveçla
Ministër i Punëve të Brendshme

QENDRA KOMBËTARE PËR MENAXHIM KUFITAR

FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Pikat e kalimit kufitar Automjete Kamionë
Hyrje (min) Dalje (min) Kolona (m) 
Hyrje
Kolona (m) 
Dalje
Hyrje (min) Dalje (min) Kolona (m) 
Hyrje
Kolona (m) 
Dalje
Bërnjak 03-05 03-05 0 0 03-05 03-05 0 0
Dheu i Bardhë 03-05 03-05 0 0 03-05 03-05 0 0
Glloboqicë 03-05 03-05 0 0 03-05 03-05 0 0
Hani i Elezit 03-05 03-05 0 0 03-05 03-05 0 0
Jarinje 03-05 03-05 0 0 03-05 03-05 0 0
Kullë 03-05 03-05 0 0 03-05 03-05 0 0
Merdarë 03-05 03-05 0 0 03-05 03-05 0 0
Muçibabë 03-05 03-05 0 0 03-05 03-05 0 0
Mutivodë 03-05 03-05 0 0 03-05 03-05 0 0
Qafë e Morinës 03-05 03-05 0 0 03-05 03-05 0 0
Qafë e Prushit 03-05 03-05 0 0 03-05 03-05 0 0
Stançiq 03-05 03-05 0 0 03-05 03-05 0 0
Vërmicë 03-05 03-05 0 0 03-05 03-05 0 0

Përditesuar: 21/11/2024 04:48:56

GJENDJA E RRUGËVE QË SHPIEJNË NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR

MagjistraljaDëborëAkullMjegullRrëshqitje dheuKalueshmëria
Mitrovicë - Bërnjak PoJoJoJoE kalueshme
Gjakovë – Q.Morinë JoJoJoJoE kalueshme
Gjakovë - Q.Prushit JoJoJoJoE kalueshme
Gjilan - Dheu i Bardhë PoJoJoJoE kalueshme
Fush-Pajtimit - Glloboçicë PoJoJoJoE kalueshme
Kaçanik - Hani i Elezit JoJoJoJoE kalueshme
Mitrovicë - Jarinje PoJoJoJoE kalueshme
Pejë – Kullë PoJoJoJoE kalueshme
Prishtinë - Mutivodë PoJoJoJoE kalueshme
Gjilan - Muçibabë PoJoJoJoE kalueshme
Podujevë - Merdarë PoJoJoJoE kalueshme
Stançiq - Gjilan JoJoJoJoE kalueshme
Prizren - Vërmicë JoJoJoJoE kalueshme

Përditesuar: 21/11/2024 04:50:22

Njësia për Informacionin e Pasagjerëve NJIP-


Republika e Kosovës

-Luteni të lexoni më poshtë për të mësuar më shumë rreth Njësisë së Informacionit të Pasagjerëve NJIP të Republikës së Kosovës. Kjo Njësi bartë autoritetin e përgjithshëm lidhur me përpunimin e të dhënave të Informacionit Paraprak të Udhëtarëve (IPU)  dhe Regjistrit të Emrit të Pasagjerit (REU).

Njësia e Informacionit të Pasagjerëve (NJIP) u krijua në vitin 2021 për të mbledhur dhe përpunuar të dhënat IPU/ REU-së me qëllim parandalimin, zbulimin, hetimin dhe ndjekjen penale të terrorizmit dhe krimit të rëndë.

NJIP mund të ndajë të dhënat e REU-së ose rezultatet e përpunimit të dhënave të REU-së me autoritetet kompetente Kosovare, autoritetet e BE-së si dhe autoritetet e vendeve të tjera me të cilat ka marrëveshje bashkëpunimi mbi shkëmbimin e të dhënave REU, vetëm me qëllim të parandalimit, zbulimit, hetimit, ose ndjekjes penale të një vepre terroriste ose krimi të rëndë.

-Baza ligjore e funksionimit të NJIP: Udhëzimi Administrativ,MPB-01/2021-UA,(referoju me hollesisht: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=38072).

-Sipas Udhëzimit Administrativ,MPB-01/2021, NJIP përpunon të dhënat REU për parandalimin, zbulimin, hetimin dhe ndjekjen penale të veprave terroriste dhe krimit të rëndë.

Legjislacioni i zbatueshëm për mbrojtjen e të dhënave është Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale NR. “06/L-082,(https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=18616).

Agjencioni për Informim dhe Privatësi (AIP), është Autoriteti Mbikëqyrës, përgjegjës për garantimin e respektimit të këtij ligji.

NJIP ka një Oficer të caktuar për Mbrojtjen e të Dhënave, i cili mund të kontaktohet në adresën elektronike qkmk.dpo@rks-gov.netnë lidhje me të gjitha pyetjet për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me përpunimin e të dhënave REU.

Të drejtat e subjektit të të dhënave

Subjektet e të dhënave kanë të drejtë të kërkojnë qasje në të dhënat e tyre REU, subjektet e të dhënave gjithashtu të drejtë t'i kërkojnë NJIP-së të ndreqë çdo gabim në të dhënat e tyre ose të fshijë të dhënat e tyre, si dhe të kërkojë një kufizim të përpunimit të të dhënave të tyre ose të kundërshtojë përpunimin e të dhënave të tyre në rrethana të caktuara.

Subjektet e të dhënave qasjen në të dhëna mund ta bëjnë duke plotësuar Formularin e Kërkesës për Qasje në të dhënat personale pran NJIP-it, i cili është i disponueshëm më poshtë dhe mund të shkarkohet duke e plotësuar përkitazi me instruksionet e dhëna Brenda formularit, dhe duke e përcjellë atë në adresën elektronike qkmk.dpo@rks-gov.net

Nëse një subjekt i të dhënave beson se të dhënat e tyre REU janë duke u përpunuar nga NJIP në mënyrë të paligjshme, ata kanë të drejtë të paraqesin një ankesë pranë Agjencionit për Informim dhe Privatësi. Informacionet se si të bëni një ankesë mund të gjenden në https://aip.rks-gov.net.


Përditesuar: 04/06/2024 22:59:22

Telefonat:
Numrat e cekur më poshtë janë të dedikuar për të marrë informacione lidhur me procedurat

  • Kufitare (Policisë së Kosovës dhe Policisë Kufitare),
  • Doganore (Dogana e Kosovës),
  • Shëndetit publik (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë),
  • Ato të fluksit ndërkufitar dhe informata të cilat mund të ndërlidhen me Ministrit, Agjencitë dhe autoritetet tjera të Republikës së Kosovës

+383 (0) 38 551 661 ext: 1000
+383 (0) 45 198 606
+383 (0) 45 198 000


Hot-line:
Numrat e cekur më poshtë janë të dedikuar për të denoncuar veprimet korruptive dhe aktivitetet që ndërlidhen me kontrabandë.
+383 (0) 38 500 095
Free: 0800 500 95
SMS: 500 95
E-mail: qkmk@rks-gov.net



Përditesuar: 30/08/2024 17:39:04