Në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Heroit Triumf Riza, zbulohet lapidari përkujtimor në vendin ku u vra
Prishtinë
Në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Heroit Triumf Riza, zbulohet lapidari përkujtimor në vendin ku u vra.
Nesër, më 30 gusht 2026, në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Heroit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, do të mbahet ceremoni përkujtimore në vendin ku ai humbi jetën.
Gjatë ceremonisë, do të bëhet zbulimi i lapidarit përkujtimor në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së tij.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha, familjarë të Heroit Triumf Riza, kolegë, miq dhe bashkëpunëtorë të tij.
Ceremonia do të mbahet më 30 gusht 2026, në ora 10:00, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në vendin ku Triumf Riza ra në krye të detyrës.
Ftohen përfaqësuesit e mediave që të marrin pjesë.