Lansohet shërbimi online për vazhdimin e lejeqëndrimit

Prishtinë

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit ka lansuar shërbimin “Kërkesë për vazhdim të lejeqëndrimit”.


Përmes këtij shërbimi të gjithë shtetasit e huaj që kanë nevojë për vazhdimin e lejeqëndrimit në Republikën e Kosovës mund ta bëjnë kërkesën online përmes platformës eKosova, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht për të dorëzuar kërkesën.


Shërbimin e gjeni në linkun:

https://ekosova.rks-gov.net/729;