Pyetjet me të shpeshta, në lidhje me procedurën e zbatimit të Vendimit të Ministrit

Prishtinë

 

I.                   Procedura e regjistrimit të lindjes!

 

1)      Ku mund të parashtrohet kërkesa për regjistrimin e faktit natyror të lindjes?

1.1  Regjistrimi i lindjes bëhet në zyrën e gjendjes civile përkatëse, në Komunën ku ka ndodhur fakti i lindjes.

 

2)      Kush mund të parashtroj kërkesë për regjistrimin e lindjes?

2.1  Njëri prej dy prindërve të fëmijës, i cili është shtetas i Republikës se Kosovës.  

 

3)      Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin e lindjes?

2.1 Kopjet e Letërnjoftimit të Republikës së Kosovës të prindit/prindërve

2.2 Certifikata e lindjes origjinal e lëshuar nga strukturat jo-legale serbe

2.2  Fletë-lëshimi nga institucioni shëndetësor që vërteton faktin natyror të lindjes.

 

II.  Procedura e regjistrimit të martesës!

                 

1).  Ku mund të parashtrohet kërkesa për regjistrimin e martesës?

4.1. Martesa regjistrohet në zyrën e gjendjes civile në territorin e komunës ku është lidhur ajo martesë.

2).  Kush mund të parashtroj kërkesë për regjistrimin e martesës?
            
2.1.Kërkesë për Regjistrimin e martesës mund të parashtroj njëri nga bashkëshortët, i cili posedon letërnjoftim të Republikës së Kosovës.

 

 

3). Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin e martesës?
3.1. Kopjet e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës; dhe
3.2.       Certifikata e martesës origjinale e lëshuar nga strukturat jo-legale serbe.

 

 

III.             Procedura e Regjistrimit te Vdekjes!

 

 

1). Ku mund të parashtrohet kërkesa për regjistrimin e Vdekjes?

1.1.Regjistrimi i vdekjes bëhet në zyrën e gjendjes civile përkatëse ku ka ndodhur vdekja.

 

2). Kush mund të parashtroj kërkesë për regjistrimin e vdekjes?

3.2.Kërkesë për Regjistrimin e vdekjes mund të parashtroj ka të drejtë ta bënë anëtari i ngushtë i familjes, ose edhe personi i autorizuar me procedurë nga noteri nga anëtarët e familjes.

 

3). Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin e vdekjes?
3.1. Certifikatën origjinale; apo

3.3. Dëshmi tjetër mbi vdekjen të lëshuar nga strukturat jo-legale serbe.

 

 



Skedarët për shkarkim