Procedurat për humbjen e shtetësisë së Kosovës

Kërkesa për humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës me lirim nga shtetësia për persona madhor parashtrohet ne Zyrën e Gjendjes Civile personalisht sipas vendbanimit te fundit te parashtruesit te kërkesës ne Republikën e Kosovës.

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

  • Dëshminë për posedimin e shtetësisë te ndonjë shteti tjetër apo garancionin (provën) se kjo shtetësi do ti jepet
  • Certifikatën e lindjes
  • Kopje te dokumentit te identifikimit
  • Dëshmi për vendbanimin ne shtetin e huaj ku banon
  • Dëshmi për vendbanimin e fundit ne Republikën e Kosovës
  • Dëshmi qe i ka përmbushur detyrimet financiare ndaj shtetit( dëshmi nga Administrata tatimore e Kosovës dhe nga zyra komunale e tatimit ne prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore)
  • Dëshminë nga qendra komunale për pune sociale qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje te te cilëve është përgjegjës para ligjit
  • Dëshminë qe nuk është nen hetime penale dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës, dhe nga Policia e Kosoves si dhe organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetin ne te cilin ai /ajo ka pasur vendbanimin e fundit, jo me te vjetër se 6 muaj
  • Dëshmi nen betim qe shtetasi qe kërkon lirim nga shtetësia nuk është nëpunës civil, gjykatës, prokuror publik, pjesëtar i policisë se Kosovës, pjesëtar i forcës se sigurisë se Kosovës ose pjesëtar i Agjensionit te Kosovës për Inteligjence.
  • Ne rast se komisionet vendos për lirim nga shtetasit nga shtetësia e Republikës se Kosovës shtetasi ne fjale është i obliguar te prezantoj dëshminë për pagesën e taksave administrative ne shume prej 150 euro.
  • Te gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi duhet te jen te përkthyera ne ndonjërën nga gjuhet zyrtare ne Kosove.

Kërkesa për humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës me lirim nga shtetësia e te miturve parashtrohet përmes prindërve apo njërit prind dhe behet ne te njëjtën kërkese te parashtruar nga prindërit apo prindi ne Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit (te fundit)te parashtruesit te kërkesës ne Republikën e Kosovës.

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

  • Dëshminë për posedimin e shtetësisë te ndonjë shteti tjetër apo garancionin (provën) se kjo shtetësi do ti jepet
  • Certifikatën e lindjes se te miturit
  • Certifikatën nga regjistrat e e gjendjes civile te prindërve
  • Dëshmi për vendbanimin/ vendqëndrimin te shtetit te huaj ku banon
  • Dëshmi për vendbanimin e fundit te prindërve ne Republikën e Kosovës
  • Kopja e dokumentit te identifikimit te të miturit nëse e posedon
  • Kopjen e dokumentit te identifikimit te të dy prindërve
  • Deklaratën e pajtimit me shkrim nga te dy prindërit e vërtetuar
  • Pajtimi i te miturit me i vjetër se 14 deri ne 18 vjet.
  • Ne rast se përkujdesjen e fëmijës se mitur e ke njeri prind dëshmitë duhet te plotësohen vetëm nga njeri prind qe e ka përkujdesjen e fëmijës se mitur. Ne ketë rast kërkesës duhet ti bashkëngjitet edhe dëshmia me te cilin vërtetohet se prindit ne fjale i është besuar përkujdesja ndaj fëmijës se mitur
  • Ne rast se komisionet vendosin për lirim e fëmijës se mitur nga shtetësia e Republikës se Kosovës, prindërit apo prindi i fëmijës është i obliguar te prezantoj dëshminë për pagesën e taksave administrative ne shume prej 50 euro.
  • Te gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi duhet te jene te përkthyera ne ndonjërën nga gjuhet zyrtare ne Kosove.
  • Kjo procedure vlen edhe për fëmijët e adaptuar

Kërkesa për humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës me lirim te fëmijës sipas nenit 7.2 te Ligjit për Shtetësinë e Kosovës (ne raste se te paktën një prind i fëmijës identifikohet para se fëmija te ketë mbushur moshën 7 vjeçare dhe prindi ne fjale nuk është shtetas i Republikës se Kosovës, me kërkesë te prindit fëmija e humb shtetësinë e Republikës se Kosovës me kushte qe me humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës fëmija te mos mbetet pa shtetësi) behet nga prindërit apo njeri prind ne Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit te fëmijës ne Republikën e Kosovës.

Kërkesës duhet ti bashkëngjiten dëshmitë si ne vijim:

  • Certifikatën e lindjes se fëmijës
  • Dëshminë për vërtetimin e atësi/amësisë
  • Dëshminë për posedimin e shtetësisë, te shtetit shtetas te te cilit janë prindërit apo njeri prind
  • Garancionin (provën) se fëmijës do ti jepet shtetësia e prindërve apo njërit prind
  • Kopjen e dokumentit te identifikimit te te dy prindërve apo njërit prind
  • Kopja e dokumentit te udhëtimit te fëmijës nëse e posedon
  • Te gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi duhet te jene te përkthyera ne ndonjërën nga gjuhet zyrtare ne Kosove
  • Ne rast se komisionet vendosin për humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës te fëmijës, prindërit apo prindi i fëmijës është i obliguar te prezantoj dëshminë për pagesën e taksave administrative ne shume prej 50 euro.

Ne rastet kur parashtruesi i kërkesës i ka vendbanimin jashtë Republikës se Kosovës kërkesa mund ti parashtrohet perfaqsise me te afërt diplomatike ose konsullore te Republikës se Kosovës. Përfaqësia diplomatike ose konsullore ka për detyre qe kërkesën e parashtruar t’ja përcjelle MPB (Zyra për Shtetësi).

Aplikimi ne përfaqësi diplomatike apo konsullore do te behet ne kohen kur do te bëhen funksionale perfaqesite diplomatike apo konsullore te Republikës se Kosovës.

Shqyrtimi i kërkesës për humbjen e shtetësisë se Kosovës me lirim behet nga Komisioni për Shtetësi i MPB-se.

Komisioni për shtetësi ne kuadër te MBP-se pas shqyrtimit te kërkesës me dokumentet e bashkangjitura nxjerr vendimin përkatës brenda 30 ditësh.

Pala e pa kënaqur kundër vendimit ka te drejte ankese ne Komisionin për shqyrtimin e ankesave te shtetësisë ne kuadër te MPB-se brenda 30 ditësh. Kundër vendimit te komisionit për shqyrtimin e ankesave mund te iniciohet procedurë gjyqësore ne gjykatën kompetente.

Komisioni për Shtetësi refuzon kërkesën për lirim nga shtetësia e Kosovës nëse shtetasi qe kërkon lirimin nga shtetësia është nëpunës civil, gjykatës, prokuror publik, pjesëtar i policisë se Kosovës, pjesëtar i Forcës se Sigurisë se Kosovës apo pjesëtar i Agjencisë se Kosovës për Inteligjence ose lirim nga shtetësia është ne kundërshtim me interesat e Republikës se Kosovës, ne veçanti me ato te sigurisë se brendshme dhe te jashtme ose te marrëdhënieve ndërkombëtare te Republikës se Kosovës.

Me kërkese te shtetasit i cili kërkon lirim nga shtetësia e Kosovës, Komisioni për shtetësi i MPB-se mund ti lëshon shtetasit ne fjale një garancion me te cilen garantohet se shtetasi i plotëson kushtet për lirim nga shtetësia sipas Ligjit për Shtetësinë e Kosovës dhe do ti miratohet kërkese për lirim nga shtetësia, nëse shtetasi ne fjale praqet dëshmi për fitimin e shtetësisë se një shteti tjetër, përkatësisht paraqet garancionin e lëshuar nga organi kompetent i shtetit tjetër se do te fitoj shtetësinë e ati shteti, nëse lirohet nga shtetësia e Republikës se Kosovës.