Vizitë e delegacionit Komisionit për Punë të Jashtme, Siguri, dhe Mbrojtje të Republikës Çeke

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, z. Xhelal Sveçla, mirëpriti sot delegacionin nga Republika Çeke, të udhëhequr nga z. Pavel Fischer, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Siguri, dhe Mbrojtje, për biseda të nivelit të lartë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit bilateral në mes dy shteteve.

 

Në takimin e zhvilluar, Ministri Sveçla ka shprehur mirënjohjen për vizitën, duke e vlerësuar si një rast për të diskutuar mbi qështje të rritjes së bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe ka falënderuar kryetarin e delegacionit, njëkohësisht Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje, z. Pavel Fischer, për mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj Kosovës. Ministri poashtu ka shprehur mirënjohjen ndaj z. Fischer për dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë dhe interesimin e vazhdueshëm e Republikës Çeke për zgjidhjen e këtij rasti. Ai gjithashtu ka falënderuar delegacionin Çek për mbështetjen gjatë procesit të liberalizimit të vizave, duke theksuar suksesin e procesit, që deri më tani nuk ka rezultuar në asnjë keqpërdorim të lëvizjes së lirë. Gjatë takimit, Ministri Sveçla ka prezantuar arritjet e Republikës së Kosovës, e cila renditet e para në Ballkanin Perëndimor sipas raporteve ndërkombëtare.

 

z. Pavel Fischer, në emër të delegacionit, ka falënderuar palën Kosovare për pritjen dhe ka përgëzuar institucionet e Republikës së Kosovës për sukseset e arritura deri më tani. Ai poashtu ka theksuar se kupton sfidat me të cilat po ballafaqohet Republika e Kosovës dhe përgëzon institucionet e sigurisë për menaxhimin e suksesshëm të tyre. Si Komision që ka përgjegjësinë për miratimin dhe angazhimin e trupave ushtarake në KFOR, ai është shprehur se është i lumtur që trupat Çeke të KFOR-it mund të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në vend.

 

Gjatë takimit është diskutuar edhe për situatën e sigurisë, me theks të veçantë në veriun e vendit, dhe për veprimet e vazhdueshme destabilizuese të shtetit të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës.

 

Përkundër sfidave të vazhdueshme, Ministri Sveçla ka theksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës në ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit brenda vendit tone, në rajonin tonë dhe më gjerë.

 

Në fund të takimit, të dyjat palët janë dakorduar që të angazhohen në mundësitë dhe potencialin e bashkëpunimit mes shteteve tona në fushën e sigurisë.