Zëvendësministri Dobra priti në takim Nënsekretaren për Çështje Globale të Estonisë, znj. Minna-Liina Lind

Prishtinë

 Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Bardhyl Dobra priti në takim Nënsekretaren për Çështje Globale të Estonisë, znj. Minna-Liina Lindsi dhe ambasadoren e Republikës së Kosovës në Estoni, znj. Shkëndije Geci Sherifi.

Në këtë takim zëvendësministri Dobra theksoi se reformat që ka ndërmarrë Ministria e Punëve të Brendshme në fushën e administratës publike dhe digjitalizimit, si dhe e informoi znj. Lind mbi situatën aktuale të sigurisë së vendit, veçanërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit 2024 ku grupi i udhëhequr nga Milan Radojçiq vrau një pjesëtar të Policisë së Kosovës, rreshterin Afrim Bunjaku.

Diskutimi i tyre përfshiu edhe zhvillimet dhe sfidat me të cilat përballen të dyja shtetet, ndër të tjera u përmend agresioni i paprovokuar i Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe ndikimi që ka pasur kjo tek të dyja vendet.

Nënsekretarja e shtetit të Estonisë, znj. Lind tregoi gatishmërinë e vendit të saj për mbështetje të pakursyer ndaj Kosovës.

Të dyja palët u dakorduan që të kenë bashkëpunim të ngushtë në vazhdimësi.