Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim zëvendësdrejtorin Menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec, ambasadorin e BE-së në Kosovë Thomas Szunyog.

Prishtinë

 

Ministri i Punëve të Brendshme, z Xhelal Sveçla, priti në takim zëvendësdrejtorin Menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, z Marko Makovec, ambasadorin e BE-së në Kosovë Thomas Szunyog dhe ekipet e tyre.

Gjatë këtij takimi ata biseduan për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme me qëllim sundimin e rendit dhe ligjit, ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Bashkë ata diskutuan për situatën e sigurisë në komunat veriore, ku Ministri  Sveçla  ngriti shqetësimin për kërcënimet e njëpasnjëshme publike të Serbisë dhe vazhdimit të trajnimit të grupacioneve atje, për realizimin e sulmeve të reja brenda Republikës së Kosovës. Duke theksuar, se vendi ynë vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të padrejta të BE-së për të cilat Ministri Sveçla  kerkoi heqjen e tyre.

Ministri Sveçla, njoftoi përfaqësuesit e BE-së, se angazhimi i përditshëm i institucioneve të vendit tone, është i bazuar në vlerat dhe praktikat më të mira evropiane, si dhe është dëshmi e përcaktimit tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, familje brenda së cilës duhet të jetë patjetër Republika e Kosovës