Ministri Svecla nënshkruan memorandum për përfitime për Policinë dhe Zjarrfikësit në takim me bizneset shqiptare

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla u takua me përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të përfaqësuar nga z. Agim Shahini, si dhe me përfaqësuesin e Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare, z. Kujtim Dervishi. Takimi ndodhi në prani të menaxhmentit të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, si dhe përfaqësuesve të dy sindikatave dhe disa bizneseve shqiptare. Me këtë rast, nënshkruan  memorandum bashkëpunimi përmes së cilit pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësit do të përfitojnë zbritje në shërbime hoteliere, restaurante dhe bujtina të bizneseve anëtare të ShRBSh-së në Republikën e Shqipërisë.

Ministri Sveçla, shprehu kënaqësinë për vazhdimin e kësaj nisme nga bizneset e Republikës së Kosovës edhe në ato të Republikës së Shqipërisë. Ai inkurajoi Aleancën Kosovare të Bizneseve që të eksplorojë mundësinë për të përhapur këto përfitime edhe për pjesëtarët e Policisë dhe Zjarrfikësit e Shqipërisë.

Ministri Sveçla falënderoi  bizneset shqiptare për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në këtë iniciativë.