Ministri i Punëve të Brendshme, z.Xhelal Sveçla, ka pritur në takim të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, z.Lord Stuart Peach.

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z.Xhelal Sveçla, në një takim të veçantë,  ka pritur të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, z.Lord Stuart Peach. Takimi ishte një rast i rëndësishëm për të diskutuar për sfidat dhe mundësitë në fushën e sigurisë në Republikën e Kosovës, me fokus të veçantë në veriun e vendit.

Ministri Sveçla shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga Mbretëria e Bashkuar për institucionet e sigurisë në Kosovë dhe përshëndeti gatishmërinë e tyre për të përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër kriminalitetit të organizuar.

Ky takim u vlerësua nga të dyja palët si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve në fushën e sigurisë në Kosovë, duke përmirësuar kështu ambientin e sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.