Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla priti në takimin e parë zyrtar Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla priti në takim ambasadorin e sapo emëruar të Mbretërisë së Bashkuar Jonathan Hargreaves. Me këtë rast, Ministri Sveçla e uroi Ambasadorin Hargreaves për detyrën e re si dhe ritheksoi gatishmërinë e plotë thellim të bashkëpunimit në fushat që mbulon Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Ministri Sveçla njoftoi ambasadorin Hargreaves për angazhimet aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme si dhe për situatën e sigurisë në vendin tonë veçanërisht në katër komunat veriore. U theksua fokusi në thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve tona dhe qytetarëve tanë si garancë e stabilitetit, ruajtjes së rendit publik dhe sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ambasadori Hargreaves në cilësinë e ambasadorit të sapoemëruar në Kosovë, shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e Heroit Afrim Bunjaku duke vënë kështu në dukje edhe profesionalizmin e lartë të Policisë së Kosovës në menaxhimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit.

 

Mbretëria e Bashkuar është partner dhe aleat i Republikës së Kosovës andaj Ministri Sveçla i shprehu ambasadorit Hargreaves mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen dhe forcimin e institucionet tona.