Ministri Veliu Vizitoi Agjencinë e Kosovës për Forenzikë

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, vizitoi Agjencinë e Kosovës për Foreznikë(AKF), për të parë nga afër punën që po bën kjo agjenci e zbatimit të ligjit e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministri Veliu vlerësoi punën që po bën AKF-ja, duke ofruar njëkohësisht mbështetjet e tij për nevojat specifike, sidomos në akreditime ndërkombëtare të laboratorëve të kësaj agjencie dhe mirëmbajtjen e sistemeve nacionale.

Ministri Veliu falënderoi partnerët ndërkombëtarë në veqanti  SHBA-të që kanë ndihmuar në ngjitjen dhe avancimin  e kësaj agjencie, duke dhënë garanci që shkenca forenzike të jetë jashtëzakonishtë e avancuar dhe e besueshme për të gjithë partnerët vendor dhe ndërkombëtar.

Me këtë rast U.D Kryeshefi i AKF-së, z. Blerim Olluri, e njoftoi ministrin Veliu për Punën që bën kjo agjenci në gjurmimin e provave të ndryshe të krimit, si dhe për bashkëpunimin e mirë që kanë me gjykatat, prokurorinë dhe Policinë e Kosovës.