UNDP dhuroi pajisje mbrojtëse për Ministrinë e Punëve të Brendshme

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Lulzim Ejupi priti në takim ndihmësen e përfaqësueses së përhershme të UNDP në Kosovë, znj. Valbona Bogujevci.

Ky takim kishte për qëllim dhënien e donacionit nga UNDP për MPB-në ku përfshiheshin 1 000 maska mbrojtëse (K95) dhe 1 000 dezinfektues me bazë alkooli.

Donacioni i kushtohet stafit të Departamentit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar, duke përfshirë edhe Qendrën e Akomodimit të personave të riatdhesuar dhe Zyrën e Pritjes në Aeroport dhe zyrat e tjera kufitare.

Në fund të takimit z. Ejupi e falënderoi znj. Bogujevci për mbështetjen e vazhdueshme që UNDP ka treguar e sidomos për ndihmën në këtë kohë pandemie.