Ministri Sveçla priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës, Marie Christine Butel

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës në Kosovë, Sh. S. Znj. Marie Christine Butel.

 

Në këtë takim, ministri Sveçla e falënderoi ambasadoren Butel për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj në Kosovë e veçanërisht për rolin e saj aktiv në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të Agjencive Ekzekutive të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 

Ambasadorja znj. Butel vlerësoi lartë angazhimin tonë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, e në veçanti falënderoi Ministrin për gatishmërinë e ofruar për ndihmë në menaxhimin e zjarreve me të cilat janë ballafaquar tërë Europa.

 

Republika e Francës dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale dhe Ministri Sveçla ritheksoi se do të angazhohemi në thellimin e mëtejmë të këtyre raporteve.

 

Me rastin e përfundimit të misionit të saj tre vjeçar në Republikën e Kosovës, Ministri Sveçla i uroi suksese në angazhimet e mëtutjeshme Ambasadores znj. Marie Christine Butel.