Ministri Veliu priti në takim Këshilltaren Ligjore në Ambasadën e ShBA-ve

Prishtinë

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu priti në takim znj. Lana Morton Owens, Këshilltare Ligjore në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe znj. Drita Perezic, Këshilltare e Lartë në ICITAP.

Temë diskutimi në këtë takim ishte forcimi i bashkëpunimit me Ambasadën e SHBA-ve në sundimin e rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, ministri Veliu e falënderoi znj. Owens për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë deri më tani në këto fusha me rëndësi dhe u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tej.