U mbajt takimi Koordinues për Integrimin e Refugjatëve

Prishtinë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Yildiray Bayrami, njëherësh Koordinator Nacional për Migrim, ka marr pjesë në Takimin Koordinues për Integrimin e Refugjatëve.

Në këtë takim u diskutua për  nevojat e identifikimit dhe për mbështetjen e zbatimit të Rregullores për Integrimin e të Huajve në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, z. Bayrami theksoi se Integrimi i të huajve është njëra ndër prioritet e Qeverisë së Republikës se Kosovës.Në fund të takimit zëvendësministri Bayrami falënderoi UNHCR-in për bashkëpunimin dhe për mbështetjen në zhvillimin e tërë procesit për mbrojtjen e refugjateve,  GIZ-in dhe organizatat e  tjerë, që me përkushtimin dhe angazhimin e  tyre po e bëjnë më të lehtë tejkalimin e sfidave në fushën e Migrimit.