U mbajt takimi i grupit punues për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Kontrollin e Armëve Vogla, të lehta dhe Eksplozivëve

Prishtinë

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt takimi i grupit punues për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Kontrollin e Armëve Vogla, të lehta dhe Eksplozivëve.

Takimin e hapi Koordinatori i  Strategjisë, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Agron Bacaj, i cili vuri në dukje se një ndër prioritet e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, është zbatimi me sukses i Strategjisë nacionale për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta dhe eksplozivëve, por edhe të realizimit në përpikëri të përkushtimit, që krahas shteteve të Ballkanit Perëndimor, edhe ne si shtet e kemi të shkruar dhe jemi zotuar për zbatimin e Udhërrëfyesit rajonal për kontroll të armëve të vogla dhe të lehta në vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2024.

“Ne si shtet, mburremi për sukseset e arritura viteve të fundit në fushën e kontrollit të armëve, si dhe konfiskimeve që realizohen brenda vendit, por edhe pikat e kalimit kufitar. Kosova mburret edhe me funksionalizimin e plotë të pikës së kontaktit për armë, apo të njohur si FFP, e cila konsiderohet si praktika më e mirë në kuadër të vendeve të Ballkanit dhe më gjerë”, ka thënë zëvendësministri Bacaj.

Zëvendësministri Bacaj deklaroi se në bazë të statistikave të Policisë së Kosovës, pothuaj të gjitha veprat dhe aktivitet kriminale kryhen përmes armëve të zjarrit, të cilat janë ilegale.

“Me theks të veçantë, dëshirojë të nënvizojë se rastet më të ndjeshme, siç janë ato të dhunës ndaj rasteve të dhunës në familje, kryesisht kryhen nga armët ilegale. Andaj është imediate që të punohet në shumë në heqjen e armëve ilegale nga duart e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Bacaj.

Në fund Bacaj falënderoi organizatat UNDP, OSBE dhe ICITAP për mbështetjen e veçantë që japin në këtë fushë.

Anëtarët e Grupit Punues vunë në pah angazhimet dhe projektet që janë realizuar deri më tani, duke theksuar sfidat që kanë dalë sidomos tashmë pasi Kosova, si shumë vendet e tjera të botës po ballafaqohet me pandeminë COVID 19.

 

 



Skedarët për shkarkim