Ministri Sveçla zhvilloi një takim vitual me Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme Ylva Johansson
Prishtinë
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla ka zhvilluar sot një takim virtual me Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme, znj. Ylva Johansson.
Me këtë rast, ministri Sveçla e njoftoi znj. Johansson për arritjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në veçanti, si dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës në përgjithësi.
Ministri Sveçla si në takimin e fundit që ka pasur me znj. Johansson në Slloveni, ka ritheksuar nevojën imediate të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë kudo në shtetet evropiane.
Znj. Johannson e vlerësoi angazhimin e institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit, korrupsionit dhe të gjitha veprimtarive ilegale, që cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë dhe ri-konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave për vendin tonë.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe në rajon.