Shtetësia e Republikës se Kosovës fitohet me lindje nëse ne kohen e lindjes se fëmijës te dy prindërit janë shtetase te Republikës se Kosovës.
Regjistrimi i Shtetësisë ku vendi i lindjes se fëmijës dhe vendbanimi i prindërve është i njëjte, behet sipas detyrës zyrtare nga Zyrtari i Gjendjes Civile ne komunën përkatëse. Regjistrimi i Shtetësisë se fëmijës kur vendi i lindjes se fëmijës dhe vendbanimi i prindërve është i ndryshëm behet ne vendbanimin e prindërve me kërkesën e palës (prindërit apo kujdestaret).
Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
Kërkesa për regjistrimin e shtetësisë me lindje ne Kosove ku njeri prind ka shtetësinë e Kosovës, parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind për persona te mitur sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Zyrën komunale te Gjendjes Civile ne Republikën e Kosovës.
Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
Regjistrimi i shtetësisë kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe njeri prind ka shtetësinë e Kosovës, ndërsa prindi tjetër është me shtetësi te panjohur ose pa shtetësi, kërkesa parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind për persona te mitur sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Zyrën komunale te Gjendjes Civile ne Republikën e Kosovës.
Kërkesë duhet bashkangjitur këto dëshmi:
Kërkesa për regjistrimin e shtetësisë kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe prindi tjetër ka shtetësi tjetër por te dy prindërit pajtohen me shkrim qe fëmija te fitoj shtetësinë e Kosovës parashtrohet përmes njërit prind sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Zyrën komunale te Gjendjes Civile ne Republikën e Kosovës. Kjo dispozite duhet te ushtrohet para se fëmija te ketë mbushur moshën 14 vjeçare.
Kërkese duhet bashkangjitur këto dëshmi:
Ne rastet kur fëmija është gjetur ose është lindur ne territorin e Republikës se Kosovës prindërit te cilët janë te panjohur, atëherë ai e fiton shtetësinë e Republikës se Kosovës me rastin e regjistrimit ne Regjistrin e Lindjes dhe regjistrohet sipas detyrës zyrtare ne Regjistrin e Shtetësisë.
Ne rastet kur fëmija është i lindur brenda territorit te Republikës se Kosovës ndërsa prindërit e ti kane shtetësi tjetër por kane leje qëndrimit te vlefshëm ne Republikën e Kosovës, fëmija mund te fitoj shtetësinë e Kosovës me pëlqimin e te dy prindërve.
Kërkesës për fitimin e shtetësisë duhet bashkangjitur:
Kërkesa për fitimin e shtetësisë se Kosovës me natyralizim parashtrohet nga personi i
huaj i moshës madhore personalisht ne Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit te
parashtruesit te kërkesës ne Republikën e Kosovës.
Kërkesa e personit te huaj i cili është bashkëshort i shtetasit te Kosovës për fitimin e shtetësisë me natyralizim parashtrohet personalisht apo nëpërmjet përfaqësuesit ligjor ne Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Republikën e Kosovës.
Fëmija i mitur nen moshën 18 vjeçare i parashtruesit te kërkesës për natyralizim e fiton shtetësinë e Republikës se Kosovës me natyralizim ne baze te natyralizimit te prindërve te tij. Parashtrimi i kërkese për te miturin duhet ti bashkëngjitet kërkesës për natyralizim te prindit dhe te parashtrohet nga prindi i ti apo nëpërmjet përfaqësuesit ligjor ne Zyrën e Gjendjes Civile ne komunën ku banon parashtruese i kërkesës.
Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
Kjo procedurë vlen edhe për personat e mitur te adaptuar.
Kërkesa për fitimin e shtetësisë me natyralizim te personit qe ka humbur shtetësinë e Kosovës me lirim nga shtetësia parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind për personat e mitur ne Zyrën e Gjendjes Civile, sipas vendbanimit te fundit te parashtruesit te kërkese ne Republikën e Kosovës
Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
Ne rastet kur parashtruesi i kërkesës i ka vendbanimin jashtë Republikës se Kosovës kërkesa mund ti parashtrohet përfaqësive diplomatike ose konsullore te Republikës se Kosovës qe kanë juridiksion mbi vendbanimin e parashtruesit te kërkese. Përfaqësia diplomatike ose konsullore ka për detyre qe kërkesën e parashtruar t’ja përcjelle tek organi kompetent. Ne baze te kërkesës nëpunësit konsullor mund te ndihmojnë Ministrin e Punëve te Brendshme me marrjen e dëshmive qe kane te bëjnë me kërkesën, ne pajtim me kompetencat e tyre qe dalin nga Ligji për Shërbimin Konsullor te Misioneve Diplomatike dhe Konsullore te Republikës se Kosovës. Shqyrtimi dhe vendosja e kërkesës i nënshtrohet procedurave te përcaktuara me Udhëzim Administrativ, si dhe Udhëzimet tjera te Ligjit për Shtetësinë e Kosovës.