Nënshkruhet marrëveshja për njohjen reciproke të Patentë-Shoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë

Prishtinë

 

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla,  gjatë qëndrimit në Itali, së bashku me zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe të Mobilitetit të Qëndrueshëm në Republikën e Italisë, z. Edoardo Rixi,  kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të patentë-shoferëve të dy shteteve.  

 

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ministri Sveçla ka vënë në pah se njohja e patentë-shoferëve do të lehtësojë jetën dhe do të jetë një lirim edhe nga barra ekonomike e këtij procesi që e ka rënduar mërgatën deri më tash.

 

“Finalizimi i këtij procesi të rëndësishëm për vendin tonë dhe qytetarët tanë riafirmon raportet e shkëlqyeshme që gëzojmë si Republikë e Kosovës me Republikën e Italisë”, ka theksuar ministrit Sveçla

.

Ministri Brendshëm ka vlerësuar se ky është një hap i rëndësishëm për mërgatën tonë të cilët asnjëherë nuk u ndalën së mbështeturi ekonomitë familjare e buxhetin e Republikës sonë dhe për këtë, Ai ka uruar të gjithë qytetarëve tanë që jetojnë në Itali, Ambasadën, konsullatën në Itali, si dhe zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët janë në dispozicionin  për realizimin efikas të kësaj marrëveshje.

 

Qëllimi kryesor i kësaj  marrëveshje;

Qëllimi kryesor i kësaj Marrëveshje është njohja reciproke e patentë shoferëve të lëshuar nga autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë në pajtim me legjislacionin kombëtarë.

 

Kjo nënkupton njohje reciproke të patentë shoferëve brenda periudhës së vlefshmërisë së tyre si dhe konvertimin e tyre pa iu nënshtruar testit teorik dhe praktik. Kjo e drejtë ju takon personave që kanë fituar lejeqëndrim në Kosovë apo në Itali.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të lehtëson qarkullimin e lirë të shtetasve të vendeve respektive, e sidomos duke marrë në konsideratë se shumë shtetas të Republikës së Kosovës jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Italisë. Gjithashtu lehtëson qasjen e qytetarëve tonë në Itali në punësim, në ato vende pune ku kërkohet pasja e patentë shoferit si kriter, gjë që drejtpërdrejtë nënkupton edhe ngritje të mirëqenies se tyre ekonomike.

Përpos ndikimit të drejtpërdrejtë tek lehtësimi i jetës së qytetarëve, Marrëveshja gjithashtu synon që të ndikojë drejtpërdrejtë në sigurinë në komunikacionin rrugor, në uljen e numrit të aksidenteve – sepse me ndërrimin e këtyre patentë shoferëve krijohet mundësia që të rritet siguria në komunikacion,- si psh evidentimi i kundërvajtjeve, pikët negative e të ngjashme. Në këtë kuptim, marrëveshja i kontribuon zhvillimit normal të trafikut rrugor.