Aktivitet përmbyllës përkujtimor me lundrim me kajak në nderim të heroit Enver Zymeri dhe zyrtarëve policorë të rënë

Prishtinë
Në përmbyllje të aktiviteteve të organizuara për shënimin e 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, është mbajtur aktiviteti i lundrimit me kajak në Liqenin e Ujmanit.
Gjatë këtij aktiviteti ku morën pjesë kajakistë profesionistë u zhvillua një lundrim me gjatësi 2.8 kilometra, me destinacion Qendrën e Trajnimit për Kërkim dhe Shpëtim “Berim”.
Ky organizim është dëshmi e respektit dhe vlerësimit të vazhdueshëm të mbarë shoqërisë sonë për sakrificën dhe heroizmin e atyre që ranë në mbrojtje të rendit dhe sigurisë.