
Marshutë përkujtimore me motocikleta katër rrotëshe në nderim të zyrtarëve policorë të rënë dhe heroit Enver Zymeri
Prishtinë
Aktiviteti është zhvilluar në nderim të 24 zyrtarëve policorë që dhanë jetën në krye të detyrës, duke përfshirë një shteg simbolik prej prej disa kilometrash.
Të gjithë motoçiklistët ndaluan për homazhe tek pllaka përkujtimore te vendi i rënies së Enver Zymerit për të vazhduar në brendi të veriut të vendit drejt cakut përfundimtar pranë Liqenit Ujman.
Ky aktivitet përkujtimor nderon me respekt dhe mirënjohje sakrificën e tyre për garantimin e rendit, ligjit dhe sigurisë në Republikën e Kosovës. Të gjithë së bashku duhet t'i nderojmë të rënët në detyrë në mënyrë që vepra dhe sakrifica e tyre të jetë shëmbëlltyrë për të gjithë qytetarët, pa dallim.