Në përkujtim të zyrtarëve të rënë: Marshë çiklizmi deri tek lapidari i Enver Zymerit

Prishtinë
Në kuadër të shënimit të 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës është organizuar një aktivitet çiklizmi me gjatësi prej 35 kilometra.
Përgjatë zhvillimit të marshutës, çiklistët janë ndalur për homazhe tek Lapidari në vendin e rënies së Hero Enver Zymeri në Varagë të Zubin Potokut.
Ky aktivitet simbolik është mbajtur në nderim të jetës dhe sakrificës sublime të 24 zyrtarëve policorë që ranë në krye të detyrës, duke përkujtuar me respekt e përulësi kontributin e tyre për garantimin e rendit, ligjit dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.