U mbajtën homazhe shtetërore në nderim të 14-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës

Prishtinë

Në shënim të 14 vjetorit të rënies së Hero Enver Zymerit dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës, sot u zhvilluan homazhe shtetërore pranë Lapidarit të Policëve të rënë, në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Në këtë ceremoni morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Kolonel Gazmend Hoxha, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të sigurisë.
Përmes vendosjes së kurorave me lule dhe homazheve, u shpreh respekti dhe mirënjohja e thellë për jetën, veprën dhe sakrificën e zyrtarëve policorë që ranë në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike, shtrirjes së sovranitetit dhe ruajtjes së integritetit territorial të Republikës së Kosovës.