Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme nxjerr vendim për humbjen e shtetësisë me privim të shtetësisë për N.V për cënim të sigurisë kombëtare

Prishtinë

 

Bazuar në Ligjin Nr. 04/L-215 për shtetësinë e Kosovës, Udhëzimit Administrativ (MPB) nr.06/2019 për Procedurën e Humbjes së Shtetësisë së Kosovës me Lirim dhe Privim dhe shqyrtimit të rekomandimit nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, ka nxjerrë vendim përmes së cilit shtetasi N.V humb shtetësinë e Republikës së Kosovës me privim.

 

Shtetasi në fjalë duke qenë edhe shtetas i Serbisë është marrë me aktivitete që cenojnë sigurinë e Republikës së Kosovës, në cilësinë e pjesëtarit të forcave të policisë së Serbisë, e gjitha kjo pa pëlqim nga organi kompetent dhe pa marrëveshje ndërkombëtare paraprake siç e parasheh legjislacioni në fuqi.

 

Ministria e Punëve të Brendshme me agjencitë e saj dhe në koordinim me institucionet tjera të sigurisë mbetet e përkushtuar për garantim dhe respektim të rendit e ligjit dhe ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.


Skedarët për shkarkim