Ministri Sveçla priti Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin McGurk
Prishtinë
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, priti sot në takim Ambasadorin Gerard McGurk, i cili ka marrë detyrën si Shef i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet MPB-së dhe OSBE-së, si dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi në fushën e sundimit të ligjit, sigurisë publike dhe të drejtave të njeriut. Me këtë rast, Ministri Sveçla falënderoi Ambasadorin McGurk për mbështetjen e vazhdueshme që kemi pranuar nga OSBE.
Ministri Sveçla i uroi suksese Ambasadorit McGurk në detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me qëllim të ngritjes dhe forcimit të institucioneve tona që shërbejnë për të gjithë qytetarët e vendit tonë.