Ministri Sveçla priti në takim drejtorin rajonal të IOM-it me seli në Vjenë

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim, z, Arthur Erken, drejtor rajonal i Organizatës Ndërkombëtare për Migracion(IOM), me seli në Vjenë.

Në këtë takim ministri Sveçla i njoftoi të pranishmit për progresin që ka arritur Republika e Kosovës, sa i përket menaxhimit të migracionit, si dhe përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe të Autoritetit Qeveritar për Migracionin, për lëvizjet migratore, migrimin e qëndrueshëm dhe të ligjshëm sipas të gjitha konventave ndërkombëtare.

Me këtë rast, ministri Sveçla theksoi se edhe Republika e Kosovës, si shumë vende të tjera është duke u ballafaquar me lëvizjen e migratëve, megjithatë ai theksoi se institucionet e Kosovës janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për forcimin e rrugëve të rregullta të migrimit, për të trajtuar edhe nevojat e tregut të punës.

Ndërsa, z Arthur Erken, drejtor rajonal i IOM-it, vlerësoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës në përpjekjet për të menaxhuar me migrimin dhe theksoi se vendi ynë është në mesin e shteteve ku ka qëndrueshmëri politike dhe konsiderohet si shtet i sigurte.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lartë bashkëpunimin e ndërsjellë, si dhe u ritheksuan nevojat për shtim të bashkëpunimit, në paralajmërimin e hershëm të trendëve të  migratëve, me qëllim që të jenë të përgatitur dhe të marrin masat e duhura dhe të nevojshme.


Skedarët për shkarkim