Ministri Sveçla Viziton Institucione të Sigurisë dhe Mbrojtjes Civile në Emiratet e Bashkuara Arabe
Prishtinë
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, gjatë qëndrimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka vizituar Akademinë e Mbrojtjes Civile, Drejtorinë e Përgjithshme të Operacioneve Qendrore në Abu Dhabi dhe Qendrën e Mbikëqyrjes së Shërbimeve ndaj Konsumatorit.
Ministri z. Sveçla u njoftua nga afër me nivelin e avancuar të trajnimit reagimit në 19 nivele të emergjencave civile, funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Operacioneve Qendrore, si mekanizëm koordinues ndërinstitucional në vlerësimin dhe analizën e riskut, parandalimin dhe reagimin në rastet e cenimit të sigurisë në mbikëqyrjen e shërbimeve ndaj konsumatorëve dhe reagimit ndaj emergjencave në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ministri z. Sveçla, nga krerët e tri institucioneve, Kolonel Adel Ali Alsamri nga Mbrojtja Civile, Abdulaziz Alamed nga Drejtoria e Përgjithshme e Operacioneve Qendrore dhe Mubark Al Kalily nga Qendra e mbikëqyrjes së shërbimeve ndaj konsumatorit, mori premtimin dhe gatishmërinë për mbështetje të plotë për institucionet e Republikës së Kosovës si në ofrimin e trajnimeve ashtu, në shkëmbimin e përvojave më të mira në parandalimin dhe reagimin ndaj emergjencave.