Ministri Sveçla priti në takim Drejtorin e Policisë së Republikës së Shqipërisë Ilir Proda
Prishtinë
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha dhe Zëvëndësdrejtori Fehmi Hoti, priti sot në takim Drejtorin e ri të Policisë së Shqipërisë z. Ilir Proda.
Drejtori z. Proda duke falënderuar Ministrin Sveçla për pritjen ritheksoj gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë të Policisë së Shqipërisë me Policinë e Kosovës.
Ministri Sveçla e uroi Drejtorin z. Proda për detyrën e tij të re dhe ofroi mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës në realizimin e synimeve të përbashkëta që garantojnë sundim të rendit dhe ligjit si dhe siguri për vendet tona dhe më gjerë.