Ministri Sveçla nënshkruan Udhezimin Administrativ për trajnimin dhe certifikimin e minandezësve nga institucionet

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, me kërkesë të Trepçës, me qëllim të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xehes në Minierën e Stan Tërgut, sot ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ, përmes së cilit mundësohet trajnimi dhe certifikimi i minandezësve nga institucionet, aq sa do të jenë të nevojshëm për Trepçën.

“Falënderoj grupin punues që në afat rekord kanë punuar këtë dokument të rëndësishëm që ka adresuar në plotni kërkesat e punonjësve të Trepçës”, ka theksuar ministri Sveça.

Ai me këtë rast ka theksuar se si Qeveri do të ndërmerren të gjitha  hapat e nevojshëm që Trepça të ngritët e të zhvillohet.