Situata e zjarreve në Prevallë
Prishtinë
Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Agjencia për Menaxhimin Emergjent, njofton të gjithë qytetarët se në situatën e krijuar nga zjarri në sipërfaqe të hapur në parkun nacional në Prevallë, aktualisht janë në operacione për fikjen e zjarrit nga toka përveç Njësisë së Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit nga Prizreni , edhe Njësitë e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit nga Gjakova, Prishtina dhe Ferizaj.
Gjithashtu MPB/AME ju njofton se rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve në Prevallë nuk ka, deri sa përpjekjet për ta mbajtur nën kontroll dhe të lokalizuar zjarrin vazhdojnë nga kapacitetet e komunës së Prizrenit me Komunat në ndihmë.
Prezent në operacion në mbështetje janë edhe Policia e Kosovës, pjesëtaret nga parku nacional Prevallë, Shërbimi Emergjent Mjekësorë nga Prizreni etj.
Nga afër situata koordinohet nga zëvendësministri i MPB-së, z. Blerim Gashani, zëvendës drejtori i AME-së, z. Shefki Abdullahu me staf nga AME, në koordinim të vazhdueshëm me Qendrën Operative Emergjente 112.