Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, u takua me homologun e tij nga Shqipëria, z. Taulant Balla

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, është takuar me homologun e tij, Ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, z. Taulant Balla.

Ministri z. Sveçla, shprehu kënaqësi për takimin  me homologun e tij, z. Balla, në Tiranë, bashkë me menaxhmentin e Policisë së dy shteteve, para takimit të Komitetit Mbikëqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm.

Gjatë diskutimeve, ata trajtuan rezultatet e arritura në luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit, duke e parë këtë si një vizion për një rajon më të sigurt. Ministri Sveçla theksoi se në bashkëpunimet tona, kemi marrë vendime për hapa konkrete dhe projekte për përparimin e bashkëpunimit dhe për rritjen e kapaciteteve institucionale dhe teknologjike, me qëllim të forcimit të sigurisë dhe goditjes së fuqishme të grupeve kriminale.

Bashkarisht të dy ministrat në këtë takim u dakorduan për nevojën e  vazhdimit dhe forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër migracionit të paligjshëm, duke siguruar prezantimin e rezultateve të këtij bashkëpunimi në takimin e ardhshëm të Komitetit Mbikëqyrës me Britaninë e Madhe. Gjithashtu, u vendos që takimi i radhës i këtij Komiteti të mbahet në Prishtinë.