Zëvendësministri Dobra ka pritur në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Izraelit, Moshe Arbel

Prishtinë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra priti në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Izraelit, z. Moshe Arbel, i cili ishte i shoqëruar nga Ambasadorja e Izraelit në Republikën e Kosovës, znj. Tamar Ziv dhe stafi i tij.

 

Zëvendësministri Dobra i uroi mirëseardhje Ministrit Arbel në Republikën e Kosovës dhe e falënderoj për gatishmërinë e tyre për krijimin e mundësisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë.

Zëvendësministri Dobra dhe Ministri Arbel diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e emergjencave civile, duke pasur parasysh sfidat e ngrohjes globale, rëndësisë së digjitalizimit dhe shërbimeve efikase të administratës publike.

Në këtë takim ndër të tjera u shpreh gatishmëria për bashkëpunim në fushat që mbulojnë dy ministritë tona.